Ndeshja Argjentinë–Itali – pa asnjë të verdhë. Si ka mundësi?

Në ndeshjen miqësore të fundit që Argjentina e fitoi 2-0 ndaj Italisë, gjyqtari i saj kryesor, Martin Etkinson, nuk tregoi asnjë karton të verdhë, megjithëse, kishte raste që ta nxirrte atë nga xhepi, por… Arsyen së përse ai nuk e nxori asnjëherë kartonin e verdhë në stadiumin “Etihad” të Mançesterit, ndërkohë që dihet, përgjithësisht, se është diçka mjaft e rrallë që argjentinasit ta mbyllin ndeshjen pa asnjë karton të verdhe, qoftë edhe në ndeshje miqësore, e zbuloi Manuel Lancini që shënoi një nga dy golat e Argjentinës.

Futbollisti argjentinas bëri të ditur se gjyqtari kryesor i kishte thënë atij mbas ndeshjes së kjo ishte ndeshja e tij e fundit ndërkombëtare që ai gjykonte, kështu që nuk donte që të tregonte ndonjë karton të verdhë në të.

Sfidanti.al