Shvainshtajgeri një kartolinë Ibrahimoviçit: Mos më ndiq nga mbrapa!

Mançester Junajtidi dhe Zllatan Ibrahimoviç u ndanë para skadimit të kontratës njëvjeçare të fundit, duke e lejuar sulmuesin suedez që të gjejë një klub të ri. Pritet që ky futbollist suedez, sezonin e ardhshëm, të fillojë të shkundë rrjetat e ekipeve pjesëmarrës në kampionatin kryesor amerikan, MLS, duke mbajtur veshur bluzën e klubit Los Anxhelos Galaksi.

Ish-bashkëlojtari i tij te Junajtidi Bastian Shvainshtajger ndërmori të njëjtin hap vitin e kaluar, kur i ndërroi “djajtë e kuq” me ekipin “Chicago Fires”. Futbollisti 33-vjeçar gjerman ia uroi mirëseardhjen Ibras në një mënyrë komike:

“Mjaft më ndoqe nga mbrapa, Zllatan. Unë te Junajtidi, ti, te Junajtidi, unë në SHBA, edhe ti në SHBA, miku im”, shkroi në rrjetet sociale futbollisti gjerman.

Sfidanti.al