Nëse vetëm para pak sezonesh, Novak Gjokoviçi, me të vërtetë, i “terrorizonte” tenistët e tjerë, tani, ky tenist që dikur ka qenë raketa nr.1 në botë, po pëson humbje nga katër anët. Mbrëmë, Gjokoviçi e përfundoi në mënyrë eksprese pjesëmarrjen e tij në turneun e mjeshtrave në Majami, duke qenë se në raundin e dytë u mund pa ndonjë problem 2-0 (6-3,6-4) nga tenisti francez Benoa Per që arrin kështu fitoren e parë nga tenistit serb.
Sidoqoftë, tenisti francez, në raundin e tretë të turneut, do të ketë përballë përsëri një tenist serb, Filip Krajanoviç (27 vjeç), që këtë vit po luan mjaft mirë.
Sfidanti.al