Klubi i Serisë A e ka të qartë se një sulmues të tillë nuk mund ta mbajë gjatë përderisa kërkohet në Premier Ligë, apo ndoshta edhe në La Ligën e Spanjës. Viktor Osimheni do të jetë “objekti” i radhës që do të “tregtohet” nga Napoli kundrejt një shifre tepër të lartë që sipas presidentit De Laurentis duhet të jetë mbi 100 milionë euro. Siç informojnë se Arsenali bëri një ofertë prej 76 milionë paundësh stërlina, që do të thotë rreth 90 milionë euro, por kjo u hodh poshtë nga napolitanët. Italianët kërkojnë të paktën 110 milionë euro për kartonin e sulmuesit afrikan, ndërsa trajneri Spaleti ka deklaruar se “jam i bindur që Osimheni do të shënojë më shumë gola për ne sezonin tjetër”.
Sfidanti.al