Broja i thotë lamtumirë Sauthemptonit, 6 klube të mëdhenj “trokasin” në derën e Çelsit!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhënë fund këtë të diel sezonit me “Shenjtorët”. Pas ndeshjes së fundit të Sauthemptonit, në të cilën Armando Broja nuk luajti, ai botoi një mesazh lamtumire për ish-ekipin. Me gjasë, 20-vjeçari nuk do të vazhdojë në stadiumin e “Shën Mërisë”, ndërsa disa skuadra shumë të njohura mund të jenë e ardhmja e tij. Mediat britanike shkruajnë se Çelsi mund të pranojë t’ia shesë kartonin, edhe pse fillimisht trajneri Tomas Tuhel do ta marrë në ekip gjatë verës. Në radhë për shërbimet Brojës janë edhe Sauthemptoni, por edhe Uest Hemi e Njukasëlli në Premier Ligë, si dhe Milani, Interi e Napoli në Serinë A.

Sfidanti.al