Nëse këto ndeshje radhazi do të kishin qenë brenda një sezoni të rregullt, atëherë titulli do të ishte fituar. Gjithsesi, edhe kështu të përfshirë në dy sezone, nuk vlejnë edhe aq pak. Napoli i Mauricio Sarrit ka fituar 97 pikë në 38 takimet e fundit pa ndërprerje në Serinë A, një sasi pikësh që në periudhën gusht-maj, do t’i kishte dhënë “skudeton”. Asnjë skuadër tjetër, as edhe Juventusi kampion në fuqi, nuk ka qenë kaq mirë gjatë kësaj periudhe.
Shifra 97 është rekordi i dytë më i madh i Serisë A, pas atij të Juventusit në sezonin 2013-2014 me 102 pikë. Në 38 ndeshjet e fundit, Napoli ka arritur 30 fitore, 7 barazime dhe vetëm 1 humbje, shkurtin e kaluar me shifrat 0-2 në fushën e Atalantës. Rritja në krahasim me të kaluarën është shumë e madhe dhe ëndrra për të fituar titullin nuk duket aspak e pamundur.
Sfidanti.al