Një ndeshje spektakolare përfundoi 1-1 në “San Paolo”, por Napoli nuk doli plotësisht i kënaqur nga sfida me Juventusin. Golat e Kedirës dhe Hamshikut fiksuan rezultatin, me napolitanët që luajtën më mirë, të detyruar ndoshta edhe nga pësimi i golit. Juventusi nuk ishte me forcat e plota, por kjo nuk i heq meritën skuadrës së Sarrit që dominoi me paraqitje dhe me raste.
Gjithsesi, ky barazim bën që Napoli të mbetet 10 pikë prapa kryesueses Juventus dhe praktikisht të dalë nga lufta për titull ku duhen edhe 8 ndeshje deri në përfundi. Italianët e Jugut i bënë një nder Romës, megjithatë, pasi kryeqytetasit janë 6 pikë larg piemontezëve, me ndeshjen direkte që luhet në stadiumin “Olimpiko”.
Elseid Hysaj ishte 90 minuta për Napolin duke luftuar fort në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Sfidanti.al