A besohet: Paguan 1 euro, gjen 19 ndeshje.. fiton vetëm 2,54 euro?

Një diçka, me të vërtetë për t’u habitur, ndodhi këto ditë, kur një person, pasi bleu një fletë bastesh, gjeti 19 ndeshje dhe grumbulloi një koeficient që i siguruan atij vetëm 2,54 euro? Shpesh ata bastvënes që kanë fat, paguajnë pak dhe fitojnë shumë, por, në këtë rast, ka ndodhur e kundërta. Personi në fjalë zgjodhi ndeshjet me koeficientet më të vegjël të mundshëm me shans për të fituar, më i vogli – 1,02, kurse më i larti – 1,11. Sidoqoftë, edhe pse nuk fitoi, fleta e tij e basteve u bë mjaft e famshme, pasi nuk mbeti rrjet social pa e publikuar.

sfidanti.al