Lajmet nga vendi i madh europian tregojnë se nuk ka kthim prapa. Hansi Flik nuk do të jetë trajner i Bajernit sezonin e ardhshëm, në një ndryshim radikal pas një periudhe të jashtëzakonshme nëntor 2019-shkurt 2021 me 6 tituj të fituar, dhe në “Alianc Arena” presin Julian Nagelsmanin. Mediat shkruajnë se trajneri i Lajpcigut ka rënë dakord për aspektin personal të kontratës me kampionët e Gjermanisë, dhe 33-vjeçari vlerësohet si një nga më të mirët e trajningut gjerman. Nga ana tjetër, Fliku pritet të bëhet trajner i Gjermanisë, një detyrë me lavdi, por që gjithnjë e më shumë po shikohet si një “punë për pensionistë”, pasi trajnerët aktivë duan punë nëpër klube.
Sfidanti.al