Ish-sulmuesi i Liverpulit është i bindur se ish-ekipi i tij nuk i ka punët mirë me sulmin. Majkëll Oueni ka marrë në analizë futbollistët e repartit ofensiv dhe përfundimi i del se ata nuk janë “për atë punë”. “Mohamed Salah dhe Sadio Mane nuk janë “gjahtarë tipikë goli”, – thotë Oueni, – ata humbasin shumë raste, pra shënojnë gola, por me rendiment të ulët, nuk janë golshënues natyralë”. Shumëkush mund të habitet me këto fjalë pasi Salah e Mane kanë shënuar së bashku 217 gola në “Anfild”. “Ky është një problem, – thotë Oueni, – ata janë lojtarë brilantë që kanë shënuar shumë gola, por nuk janë shënues natyralë. Kanë shënuar shumë gola sepse loja e Liverpulit krijon shumë raste”.
Sfidanti.al