Mungesa e tij ishte e planifikuar dhe e programuar për të përballuar lodhjen e sezonit. Zhoel Embijd nuk luajti në ndeshjen që Filadelfia pati ndaj Miluokit në fushën e këtij të fundit, ndërsa kundërshtari ishte me Janis Antetokumbon. Greko-afrikani shkëlqeu dhe pati një nga ndeshjet e tij më të mira, ndërsa Filadelfia e vuajti mungesën e liderit. Miluoki fitoi thellë 132-94, pra me 38 pikë diferencë, ndërsa Anetokumbo shënoi 24 pikë, kapi 14 topa në tabela, shërbeu 7 asistë, vodhi 2 topa e bllokoi 1 gjuajtje. Ai pati saktësi në gjuajtje (9-12) nga loja, ndonëse humbi gjysmën e gjuajtjeve të lira, 5-10. Në Konferencën Lindore kryeson Bruklini me 40 fitore e 20 humbje, Filadelfia ka 39 fitore e 21 humbje, ndërsa Miluoki është i treti me 37 fitore e 22 humbje.
Sfidanti.al