Nuk ka siguri për të, por më e sigurt është që skuadra mund të ketë “rotacion”. Bajerni luan në Mynih ndaj Benfikës së Lisbonës në Champions, dhe trajneri Julian Nagelsman është shumë më mirë pas infektimit me Kovid, ndonëse mediat gjermane thonë se “ndoshta ai mund të kthehet në stol”. Së pari, ai bën shaka duke thënë se “valixhja që mora me vete për në Lisbonë në ndeshjen e parë, është ende në zyrat e klubit, dhe puna e parë që do të bëj kur të kthehem është që të hap valixhen time”. Nagelsmani do të bëjë një test PCR për kovidin, dhe vetëm nëse ai del negativ, tekniku mund të pranohet në “Alianc Arenë”. Gjithsesi, e sigurt është që Bajerni do të ketë ndryshime për ndeshjen në Champions aq më tepër që në fundjavë është ndeshja e fortë me Frajburgun, njërin nga kundërshtarët e fortë të këtij sezoni në Bundesligë. Alfonso Dejvis mund të kursehet ndërsa Leon Gorecka të luajë pasi mungoi ndaj Unionit të Berlinit, po ashtu Upamekano të jetë titullar sepse ishte në stol në Berlin.
Sfidanti.al