Shefi i Mercedesit: Një fund sezoni me konflikt si Sena-Prost

Toto Volf nuk e thotë me gojën plot, dhe as nuk mund ta bëjë, ndryshe do të paragjykohej, veçse shefi i Mercedesit nuk ka dyshim se çfarë mund të ndodhë. Në një intervistë të fundit, ai deklaroi se rivaliteti mes Maks Verstapenit dhe Ljuis Hamiltonit mund të vazhdojë deri në xhirot e fundit të garës së fundit të sezonit, dhe se mund të arrihet në përplasje siç bënë dikur Airton Sena e Alen Prost, apo edhe Mikael Shumaheri me Damon Hillin e Zhak Vilnëvin, por edhe vetë anglezi me holandezin dy herë këtë sezon. “Mund të ndodhë si në kohën e Senës dhe të Prostit, – thotë ai, – por, gjithsesi presioni për titullin nuk është asgjë në krahasim me vështirësitë që kam pasur si fëmijë”. Babai i Volfit vdiq shpejt nga kanceri në tru dhe familja vuajti nga ana financiare, ndonëse sot ai është një drejtues shumë i mirë që lufton për titullin e 8-të radhazi të skuadrës në Formula 1.

Sfidanti.al