Nuk është se do të largohet tani, ndërsa nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në fund të sezonit. Lionel Mesi krijoi një alarm të madh tek Paris SG me intervistën e tij të fundit duke u shprehur se e ka marrë malli për jetën që bënte në Barcelonë. Mesi theksoi se familja e tij pëlqen të jetojë sërish në kryeqendrën e Katalonjës, ndërsa atij vetë i mungon atmosfera e atjeshme, rruga që bënte në shkollën e fëmijëve para dhe pas stërvitjes, miqtë e gjithçka tjetër. Kjo u shtohet problemeve që ai po has tek PSG-ja, sidomos në kampionatin francez, ndërsa në Champions sikur është tjetër lojtar. Një problem me vete për argjentinasin është trafiku i Parisit, që duket se është shumë më i rënduar sesa në Barcelonë.
Sfidanti.al