Duket se u teprua shumë kjo punë, apo ndoshta po përgatiten dy “dasma” paralelisht, nga të cilat njëra do të dështojë? Për Kristiano Ronaldon thuhet se do të shjkojë tek Paris SG menjëherë sapo Kilian Mbape të çajë rrugën për tek Reali i Madridit. Nga ana tjetër, thuhet se Pep Guardiola do të japë Ajmerik Laporten ose Bernardo Silvën, në një marrëveshje me shkëmbim që CR7 të mbërrijë tek Mançester Siti. “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, thuhet, por duket se në këtë rast “të gjitha rrugët e çojnë Kristiano Ronaldon larg Juventusit”. Jo më kot u tha se trajneri Alegri e uli në stol në Udine pikërisht sepse superylli bëri kërkesën për t’u larguar.
Sfidanti.al