Refuzimi i 170 milionë eurove për Mbapenë është goditje e madhe për Realin

Dihet se periudha e pandemisë i “fshiu” plot 300 milionë euro nga thesari dhe kjo ka ndikuar jo pak në planet e klubit. Reali i Madridit nuk është sot ajo superfuqia financiare e viteve të kaluara që bënte çdo vit nga një blerje të madhe, madje edhe më shumë se një. Koha e “galaktikëve” si Ronaldo, Benzema, Bejl, Hames Rodrigez, Hazar, Modriç e Kros duket se ka përfunduar, dhe refuzimi që thuhet se i ka bërë Paris SG ofertës së pari për Kilian Mbapenë është një goditje e madhe. Nuk ishte ofertë dosido, por mbi 170 milionë euro (në Spanjë thonë 160), pra maksimumi që kishte menduar presidenti Florentino Perez për një lojtar që ka edhe një vit kontratë në Paris. Për sa do të pranojë Al Helaifi? Mos vallë, Reali do të jetë i detyruar të japë 200 apo 230 milionë euro, që me gjasë nuk i ka? Mediat spanjolle shkruajnë se në Madrid nuk ka optimizëm.

Sfidanti.al