Në Milano shpresojnë që të fitojnë 2-0 në këtë ndeshje transferimesh, pasi në planet e tyre është jo vetëm sulmuesi i kryeqytetasve, por edhe Skamaka i Sasuolos, gjithashtu një sulmues. Hoakin Korrea, argjentinasi i talentuar, vlerësohet nga Lacio minimalisht 35 milionë euro, dhe Lotito e Tare kanë zbritur nga 40 milionët që kërkonin fillimisht. Nga Interi nuk ka propozim zyrtar, por burimet pranë klubit flasin për 30 milionë euro në maksimum. Pra, kemi 5 milionë euro diferencë, që mund të zbutet sepse zikaltërit mund të premtojnë shpërblime të ndryshme gjatë viteve të ardhshme. Vetë Lacio, ka sqaruar se kërkon 35 milionë sepse duhet të paguajë ende Seviljen për kartonin e Korreas. Vetë argjentinasi ka arritur akordin me Interin për rrogë 3.5 milionë euro në sezon, por që pritet të rritet me kalimin e viteve.
Sfidanti.al