Kur u prezantua në krah të Igli Tares, ishte një ditë e lumtur për sulmuesin dhe për klubin italian. Ka kaluar jo shumë kohë që atëherë dhe Vedat Muriqi do të hedhë një tjetër hap në karrierë, pasi kalon tek Majorka në La Ligën e Spanjës. Nuk ka “ulje në gradë”, pasi nga Seria A kalon në elitën spanjolle, ndërsa ndoshta mund të ketë më shumë fat në Iberi. Akordi është në huazim, me pagesë “të majme” 1 milionë euro, dhe me të drejtë blerjeje kartoni në 12 milionë euro. Kjo do të thotë se nëse gjithçka shkon mirë, Lacio do të humbasë 20 milionë euro sepse e mori Muriqin për 20 milionë euro nga Fenerbahçe. Gjithsesi, kjo do ta lejojë klubin italian që të marrë ndonjë përforcim në këto pak ditë të mbetura deri në mbylljen e fazës së transferimeve në 31 janar.
Sfidanti.al