Muriqi nuk e harron Bukureshtin: Politika dhe futbolli nuk duhet të përzihen

Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm në transfertën e Celta Vigo me fanellën e Mallorca-s duke i dhuruar suksesin e rëndësihëm skuadrës ishullore po mendja e tij vazhdon të mbetet te ngjarjet e Bukureshtit. Në një intervistë të dhënë në Spanjë, tjetër vend që nuk e ka njohur ende Kosovën, bomberi shprehet se të gjithë harrojnë që një ditë të gjithë dovtë vdesin dhe kjo i pengon njerëzit të jetojnë në paqe.

“Pse e vendosin politikën në futboll? Futbolli është diçka që na bashkon, na bën të kënaqemi. Këtu sot ka 20,000 njerëz që duan të shijojnë një gol, një top. I vënë këto vlera dhe janë shumë të shëmtuara. Por hej, nuk mund t’i ndalosh njerëzit apo gojën e tyre, ata mund të thonë çfarë të duan”, thekson lojttari i Mallorca-s dhe Kosovës.

Sfidanti.al