Elseid Hysaj alarmon Lazion dhe Kombëtaren

Në pjesën e parë të ndeshjes Juventus-Lazio, mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj pati një problem në syrin e majtë. Disa herë i bëri me shenjë stolit se nuk shikonte mirë dhe në fundin e pjesës së parë, stafi mjekësor vendosi ta nxjerrë nga fusha e lojës.

Nuk dihet ende saktësisht problemi që pati mbrojtësi shkodran por ky është një moment i keq për t’u ndalur në bokse sepse vetëm 20 ditë më vonë Shqipëria do të sfidojë Republikën Çeke në sfidën jetike të eleminatoreve.

Sfidanti.al