Diego Simeone nuk ka dyshime për garën e këtij sezoni për Topin e Artë. Trajneri i Atletico Madrid ka folur edhe për çështjen e trofeut më prestigjoz në aspektin personal dhe idetë e tij janë të qarta në këtë pikë edhe pse gara mbetet e fortë pasi këtë vit duket më e ekujlibruar.
“Cili është lojtari më i mirë në botë? Është e thjeshtë, Messi. Sapo është shpallur Kampion i Botës, çfarë tjetër duhet të bëjë”.
Një argjentinas që mbështet një argjentinas tjetër. Simeone dëshiron që Lionel Messi të fitojë trofeun e tetë.
Sfidanti.al