Pas refuzimit të ofertës së parë prëj 43 milionë eurosh, nga ana e “shenjtorëve” të Sauthempton, për kartonin e 19-vjeçarit të talentuar belg, Romeo Lavia, “të kuqtë” e Liverpul kanë vazhduar sërish negociatat me skuadrën e Çampionship dhe në vijimin pritet që të vijë një ofertë e re nga “gjigandët” anglezë.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, oferta e dytë e Liverpul prej 52 milionë eurosh ka kënaqur jo pak bordin e “shenjtorëve”, të cilët janë të gatshëm të mbyllin negociatat për Lavia, me këtë të fundit që do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, me një opsion për një tjetër vit shtesë. Tashmë gjithçka mbetet është firma e talentit belg, i cili do të të bëhet transferimi i tretë në këtë merkato vere për Liverpul, pas ardhjes në “Anfield”, të argjentinasit, Aleksis Mek Alister dhe hungarezit Dominik Zhobozhlai.
sfidanti.al