Uest Ham refuzon ofertën e parë të “zikaltërve”, Inter do Skamakan

Pas largimit të Romelu Lukakut dhe Edin Xhekos në fundin e sezonit që sapo lamë pas, “zikaltërit” e Inter filluan të bënin planet për afrime të reja në sulm dhe pas sigurimit të shëbrimeve të Markus Thuram, tashmë “gjarpërinjtë” e Milanos kërkojnë një tjetër “bomber”.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Sassuolo, tashmë i Uest Ham, Xhanluka Skamaka, për të cilin “zikaltërit” ofruan fillimisht 22 milionë euro, mirëpo, kjo ofertë nuk bindi “çekiçët” londinezë, të cilët kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit. Për këtë aryse, bordi i Inter ka vendosur të bëjë një ofertë tjetër për lojtarin, kësaj here me modulin 25 milionë euro bazë plus 5 milionë të tjera në formën e bonuseve, ofertë kjo që pritet të kënaqë anglezët dhe ndoshta shumë shpejt mund të vijë në mënyrë zyrtare dhe rikthimi i italianit në Serie A.

 

sfidanti.al