Mungojnë golat tek Reali , “Tajmsi” lëshon Nejmarin në..Real-ruletë!

“Tajmsi’ anglez shkruan se Nejmari do të jetë prioriteti nr.1 i Realit të Madridit gjatë verës së ardhshme. Në fakt, ka disa kohë që klubi “mberetëror” po tregon interesim serioz për futbollistin e famshëm brazilian që po zhvllon sezonin e tij të dytë me ekipin parisien, ndërkohë që edhe vetë Nejmari nuk është kundër që të kthehet në Spanjë. Por, nëse ai do të shkojë te Reali, këtë gjë nuk do ta presin aspak mirë tifozët e Barcelonës, me të cilën Nejmari luajti disa vite.
Largimi i Kristiano Ronaldos nga Reali për te Juventusi po ndjehet shumë në klubin “galaktikas”, sepse po mungojnë golat, kështu që Nejmari do të ishte një zëvendësues dinjitoz i asit portugez. Pritet që Reali, sikurse thuhet, t’i ofrojë Nejmarit një pagë prej 35 milionë eurosh në vit, ndërkohë që te PSZH-ja ai tani merr 30 milionë euro në vit.
Sfidanti.al