Media angleze shkruan se klubi i “djajve të kuq” e ka humbur durimin me sulmuesin e vet, Romelu Lukaku, që po luan në mënyrë të dëshpëruar keq. Nuk mbahet mend se kur ka shënuar gol ky pjesëtar i përfaqësueses belge, ndërkohë që edhe këmbët e tij nuk po e zotërojnë dot topin si më parë.
Lukaku nuk ka shënuar gol që nga 2 janari, kur Junajtidi mundi Njukasllin. Nën drejtimin e trajnerit të ri, Ole Solskjer, Lukaku ka luajtur në formacionin e parë vetëm në dy raste dhe shansin për të luajtur tani e ka fituar Markus Rashford që ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje.
“Dejli Meill” shkruan se klubi i “Old Traffordit” po bën plane që ta shesë Lukakun dhe se me paratë që do të sigurohen nga shitja e tij, do të blihet Paolo Dibala ose Mauro Ikardi që, nga ana e tyre, të dy nuk i kanë marrëdhëniet e mira më klubet, ku luajnë, Juventus dhe Inter, kështu që Junajtidi do të përpiqet që ta shfrytëzojë situatën dhe të sigurojë njërin nga dy futbollistët e lartpërmendur argjentinas.
Sfidanti.al