Ajo skuadër që u pa në kampionat, në ndeshjen e fundit, ishte një zhgënjim. E kuptuan tifozët në “Kamp Nou”, por edhe mediat katalanase, të cilat e paralajmëruan trajnerin Valverde dhe Lionel Mesin. “Duhet një Barça prej Championsi, – titullon “El Mundo Deportivo”, – duhet version më i mirë ndaj Lionit”.
Luhet sonte në orën 21:00 në Francë, dhe Valverde të paktën ka thuajse të gjithë lojtarët në dispozicion. Trajneri nuk e jep formacionin, dhe besohet se mund të ketë surpriza. Braziliani Artur nuk luan, Rakitiç pritet në formacion, ashtu si Mesi e Suarezi, ndërsa në krahun e djathtë lajmet janë që Semedo e Vidal, në krahasim me Sergi Roberton dhe Alenjën. Ekziston mundësia që Kutinjo të kthehet në pozicionin e tij të preferuar, aty ku e nisi sezonin.
“Nuk kemi folur për Romën, – deklaroi Valverde, – nuk është e nevojshme që gjithnjë ta bëjmë. Ne duam Championsin dhe do të luajmë për ta fituar”. Buskets, ndërkaq, u shpreh se “jemi të paralajmëruar nga ajo që ndodhi vjet”.
Sfidanti.al