MSN kush? Barcelonës së “sakatuar” i mjafton vetëm “M”-ja, Leo Mesi!

Në javë e parë kërkonte vetëm 1 gol për të arritur në kuotën e re rekord, 250 rrjeta në La Liga. Nuk ia doli, edhe pse goditi tri herë shtyllat. Lionel Mesi, gjithsesi, është gjithnjë aty, edhe kur nuk fiton çmimin e lojtarit më të mirë të Europës, madje edhe kur në krah të tij nuk janë dy mjeshtrit me të cilët ishte mësuar të luante. MSN-ja e famshme është katandisur në vetëm një shkrojë, “M”, por çfarë duhet më shumë?

Mesi shënoi dy gola në fushën e Alavesit, në një nga momentet më të vështirë të katalanasve, në pritje të Usman Dembelesë dhe të paktën edhe të një lojtari tjetër të rëndësishëm, si dhe në pritje të rikuperimit të Luis Suarezit. Nejmar nuk ka më, por bëri debutimin Paulinjo dhe shpresohet që bashkë me blerjet, ta zëvendësojnë brazilianin tashmë të PSG-së. Në një Barçë që është shndërruar nga spektakolare në praktike, mezi pritet të vijnë ditë më të mira, jo thjesht të luajnë në sulm me dyshen Deulofeu-Vidal.

Sfidanti.al