Moto GP, super Bagnaia, rihapet gara për titull

Triumfon dy herë kampioni i botës në Moto GP Pecco Bagnaia në garën për Çmimin e Madh të Tajlandës, triumfi i 37 i karrierrës për italianin dhe i 27-ti në klasin mbretëror. Piloti i Ducatit la pas në pistën e Chang rivalin Jorge Martin, i cili tashmë shikon t’i ngushtohet diferenca me ndjekësin italian në -17 pikë dhe dy gara nga fundi, gjithçka mbetet e hapur për titullin kampion bote. Vendi i tretë shkoi për spanjollin tjetër Pedro Acosta.

sfidanti.al