UEFA nis hetimet për tifozët e Barcelonës

UEFA ka bërë me dije se ka nisur hetimet për një incident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e të mërkurës. Klubi bavarez ka dërguar provat pranë UEFA-s, të cilat dëshmojnë se autobusi i skuadrës është dëmtuar nga tifozët e Barcelonës gjatë rrugës drejt stadiumit në Montjuic. Zyrtarë të Bajernit të Mynihut kanë bërë me dije se tifozët e Barcelonës kanë dëmtuar një xham të autobusit dhe derën e shoferit.

sfidanti.al