Prej kohësh janë në luftë me tifozët e tyre, madje që kur hodhën kandidaturën për të blerë klubin. Atëherë, miliarderët e familjes amerikane Glejzër, morën 700 milionë paundë stërlina borxh nëpër banka për të blerë aksionet, një detyrim që mbetet ende i lartë, plot 455 milionë paundë stërlina, pra nuk është paguar as gjysma. Duket se familja Glejzër është e lodhur nga rezistenca e tifozëve, dhe nga fakti që Superliga Europiane nuk u realizua, dhe nga Britania e Madhe jepen njoftime se klubi mund të shitet. Madje, i është vendosur edhe një çmim prej 4 miliardë paundësh stërlina. Nuk dihet sesa mund të realizohet, ndërsa është paradoksale që Junajtidi sot vlen shumë më tepër sesa vlente në 2011 kur ishte nën drejtimin e Sër Aleks Fergusonit dhe fitonte trofe në Angli dhe në Europë.
Sfidanti.al