Deri në 2018 luante në Superligën e Serbisë, me Partizanin e Beogradit. Goran Vllahoviç, i lindur në Beograd në 28 janar 2000, u formua si lojtar në Akademinë e Partizanit, dhe klubi i kryeqytetit fitoi rreth 2 milionë euro nga kartoni i tij. Sot, ky djalosh 21-vjeçar ka fituar të drejtën të cilësohet si partneri i duhur për Kristiano Ronaldon tek Juventusi. Manovra të mëdha mund të ndodhin në verë, dhe kampionët e Italisë mund të largojnë Alvaro Moratën, si dhe të transferojnë Paulo Dibalën, e të investojnë nga 30 milionë euro në kartonin e një lojtari që e ka gjithë karrierën para vetes. Vllahoviç është shënuesi i dytë më i mirë U21 në Europë pas Erling Halandit, me 16 gola e 2 asistë. Gjithsesi, Juventusi duhet të nxitojë, pasi sulmuesi serb pëlqehet edhe nga Liverpuli.
Sfidanti.al