Trajneri Arteta e hedh poshtë këtë supozim dhe thotë se skuadra e tij deshi të vazhdonte përpara në Ligën e Europës. Gjithsesi, ndaj Sportingut gjithçka përfundoi me eliminim, pas penalltive, dhe tani “topçinjtë” po i marrin disa kritika. Megjithatë, ka nga ata që thonë se dështimi kontinental është një “bekim i fshehtë” në garën për titull në Premier Ligë. Të dielën është ndeshja ndaj Kristël Palasit, që Arteta e cilëson “një finale”. “Ne kemi 11 ndeshje të mbetura dhe një objektiv, – thotë tekniku, – gjithçka do të jepet në këtë drejtim”. Arsenali kryeson Premier Ligën me 5 pikë epërsi ndaj Mançester Sitit.
Sfidanti.al