Denver “firmos” plej ofin dhe titullin e Divizionit, Jokiç pranë tripëll dabëllit!

Katër humbje radhazi u lanë pas dhe ishin një paralajmërim i fortë. Gjithsesi, Denver Nagets ia dolën që të siguronin plej ofin pas suksesit bindës në fushën e Detroitit, 119-110. Me këtë fitore, u sigurua edhe titulli kampion i Divizionit, dhe pritet të merret edhe ai i Konferencës. Nikola Jokiç ishte fare pranë tripëll dabëllit me 30 pikë të shënuara, 10 topa në tabela e 9 asistë, ndërsa pati 1 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Aspak keq në 34 minuta në parket, ndërsa Kalduell-Poup shënoi 20 pikë e Xhamal Marrej 19.

Sfidanti.al