Për legjendën bavareze nuk ka dyshime, që kjo skuadër ka potencial të madh. Bajerni i duket Lotar Mateusit në një moment të tillë që trajneri Julian Nagelsman mund të zgjedhë cilindo formacion që të dëshirojë. “Kur të gjithë lojtarët janë të gatshëm, – thotë Mateusi, -Bajerni më duket skuadra më e plotë e të gjitha kohëve. Ka 20 lojtarë potencialë që mund të jenë titullarë. Në kohën kur luaja unë ishin 13, më pas shkuan në 16 apo 17. Për më tepër , sot mund të bëni 5 zëvendësime”.
Sfidanti.al