Fransisko Hento (apo Gento) mbetet i paarritshëm, ndonëse mesfushori kroat mund të ëndërrojë për ta kapur. Luka Modriç e ka fituar Championsin 4 herë në karrierë, që të gjitha rastet me Realin e Madridit dhe këtë të shtunë ka mundësinë e madhe për të barazuar disa nga legjendat më të mëdha të këtij konkurrimi. Me 5 tituj në Ligën e Kampionëve, 35-vjeçari do të barazohej mes të tjerëve me legjenda si Alfredo Di Stefano, Paolo Maldini dhe Kristiano Ronaldo. Rekordmeni mbetet Gento me 6 trofe dhe pastaj e ndjekin 9 lojtarë, nga të cilët 7 të Realit e dy të Milanit me nga 5.
Lojtarët me më shumë Champions:
Gento (Real) 6, Di Stefano (Real) 5, Rial (Real) 5, Markitos (Real) 5, Lesmes II (Real) 5, Mateos (Real) 5, Zarraga (Real) 5, Maldini (Milan) 5, Kostakurta (Milan) 5, Ronaldo (Real) 5.
Sfidanti.al