Sadio Mane mendon se afrikanët diskriminohen për Topin e Artë

I vetmi që e ka fituar ka qenë Zhorzh Ueah, “flamuri” i Milanit të vitit 1995, dhe që nga ajo kohë nuk ia ka dalë askush tjetër. Natyrisht, për Topin e Artë ka pasur kandidatë të mëdhenj si Zidan, Ronaldo, Kristiano Ronaldo apo Mesi, por gjithsesi për Sadio Manenë jo gjithçka ka qenë e merituar. Sulmuesi i Liverpulit dhe i Senegalit mendon se lojtarët nga Afrika nënvleftësohen dhe anashkalohen kur vjen puna për këtë çmim individual të “Frans Futbollit”. “Është e vërtetë, – thotë sulmuesi me numrin 10, – dhe është diçka shumë pikëlluese. Kupa që fitova në Afrikë me kombëtaren është më e madhja në karrierën time”. Nëse Mane fiton Championsin me Liverpulin ai do të ketë dy trofe të mëdhenj në 2022, përveç Kupës së Anglisë dhe Kupës së Ligës. A do të jetë ai një kandidat për Topin e Artë?

Sfidanti.al