Kumbulla sulmon Lacion, por ndoshta harron se atje është Tare

Pankarta që e mbante pikërisht ai në duar shkruante fjalë që drejtorit sportiv lacial padyshim që nuk i kanë pëlqyer fare. Edhe pse këto janë shaka sporti, sërish Marash Kumbulla duhet t’i ketë shkaktuar një mërzi Igli Tares me banderolën që shfaqi në autobusin e hapur, gjatë festimeve të Romës për trofeun e Ligës së Konferencës. “Lacialë, Tirana është vend i keq për ju”, ishte pak a shumë kuptimi i fjalëve të shkruara në pankartë. Gjithsesi, qendërmbrojtësi i kombëtares ishte krejt në rregull kur vinte puna për “shijet” e tifozëve romanistë, të cilët pëlqejnë çdo “kunj” ndaj atyre që i cilësojnë “kushërinjtë nga fshati” (I cugini di campagna). Megjithatë, Marashi së pari duhet të luftojë për të qenë titullar i përhershëm tek Roma, pasi atëherë do të hynte siç duhet në historinë e klubit, ashtu siç ka hyrë shqiptari tjetër Naim Kryeziu, kampion i Italisë në 1942 dhe njëri nga 3 lojtarët kryesorë të atij ekipi.

Sfidanti.al