Sa shumë lojtarë të Realit që synojnë Championsin e 5-të!

Më herët shkruam për Luka Modriçin që dëshiron të mbërrijë legjendat Alfredo Di Stefano dhe Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, tek Reali nuk është vetëm mesfushori kroat që mund të fitojë titullin e 5-të në Ligën e Kampionëve në karrierë. Bashkë me të janë edhe 8 futbollistë të tjerë madrilenë, të cilët mund të arrijnë shifrën “5” me një triumf ndaj Livepulit në Paris. Janë që të gjithë pjesëtarë të këtij brezi të madh që e pati shumë të vështirë në La Liga përsa kohë që Barcelona e Mesit ishte e fortë, por që shkëlqeu më fort në Champions, duke fituar në 2014, 2016, 2017 dhe 2018.

Lojtarët e Realit që duan Championsin e 5-të:

Benzema, Modriç, Marselo, Bejl, Karvahal, Kasemiro, Isko, Naço, Kros.

Sfidanti.al