Mjaft më me këtë cirk: Barcelona mezi pret që Nejmari të ikë!

Largimi i Nejmarit nga Barcelona për te PSZH-ja, me të vërtetë, është shndërruar një “sapunadë” dhe një gjë e tillë po ndikon edhe në stërvitje dhe edhe në dhomën e zhveshjes. Mediumet katalonjas “Mundo Deportivo” dhe “Sport” bëjnë të ditur se situata në këtë klub spanjoll është kaotike, megjithëse Barça, në fakt, po arrin rezultate pozitive në fazën përgatitore. Megjithatë, të gjithë futbollistët e tjerë e ndjejnë veten si të vendosur në një “plan të dytë”, për shkak të zhvillimeve lidhur me Nejmarin.

“Mjaft më me këtë cirk. Shpresojmë se kjo situatë do të zgjidhet sa më shpejt, përndryshe, do të mund të shkohet deri te ndonjë krizë e padëshiruar lojtarësh”, i vuri në dukje gazetës “Sport” një burim i paidentifikuar nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës.

Sfidanti.al