Karlo Ançeloti nuk e arriti suksesin e madh të vetin në sezonin e vet të parë në krye të Bajernit të Mynihut, duke fituar vetëm Bundesligën, kështu që kryesia dhe tifozët presin, me të drejtë, shumë më tepër nga ai gjatë sezonit 2017-2018. Prioritet nr.1 sigurisht që është vazhdimi i dominimit në Gjermani, por sigurisht edhe triumfi në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, sipas Ançelotit, këtë sezon, do të jetë shumë më e vështirë që të triumfohet në Champions, sidomos, për shkak të klubeve anglezë.
“Championsi, gjatë këtij sezoni, do të jetë më konkurruese, sepse në të do të marrin pjesë klubet, me të vërtetë, më të fortë anglezë, Celsi, Junajtidi, Siti, Totenhemi dhe Liverpuli. Mendoj se Jyrgeni (Klop) do ta kalojë pjesën kualifikuese”, tha trajneri italian që konkurrimin më të fortë evropian e ka fituar me Milanin dhe Realin e Madridit.
Sfidanti.al