Dihet mirë se Gigsi është një legjendë e madhe e Mançester Junajtidit, kështu që me deklaratën e tij që bëri në media, ai me siguri që i ka zemëruar tifozët e ish-klubit të tij. Gigsi, si favorit kryesor për fitimin e titullit të kampionit të Anglisë vendosi Mançester Sitin që është rivali kryesor ndërqytetës i Junajtidit. Sidoqoftë, duke pasur parasysh, paratë shumë të mëdha që Siti ka harxhuar gjatë këtij sezoni transferimesh, ajo që thotë Gigsi, duket realiste.
“Unë kam mendimin se favorit për titullin në sezonin e ri do të jetë ekipi i Sitit që ka një sulm të jashtëzakonshëm, ndërsa mbrojtja që ka qenë problemi më i madh, tani, është forcuar shumë, duke pasur parasysh përforcimet e reja që ka marrë ky ekip. Që të synosh të bëhet kampion i Anglisë, duhet të kesh edhe një portiier të shkëlqyer dhe Edersoni është i tillë. Krahas Sitit, titullin do ta synojë sigurisht edhe Celsi që do ta mbrojë atë”, vuri në dukje ish-futbollisti legjendar. Interesant është fakti se, në prononcimin e tij në “Skaj Sport’, Gigsi nuk e përmendi ish-klubin e tij Mançester Junajtid si favorit për titullin e kampionit të Premier Ligës angleze.
Sfidanti.al