Ronaldinjo i jep një këshillë miqësore Nejmarit : ndiq zemrën!

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinjo, ka hapur një temë interesante lidhur me atë se kush është futbollisti më i mirë aktual në botë. Normalisht që beteja për këtë titull është zhvilluar mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos që, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, kanë fituar të gjithë titujt më të rëndësishëm individualë. Përgjigja e magjistrarit brazilian të topit nga Porto Alegre është si vijon:

“Të dy janë të shkëlqyer, por unë zgjedh Mesin, sepse e kam mik”, vuri në dukje Ronaldinjo që, me këtë rast, i dha edhe një këshillë miqësore bashkëpatriotit të tij, Nejmar, që ndodhet në mëdyshje, nëse të qëndrojë me Barcelonë, apo t’i thotë “Po” PSZH-së:

“Unë, vetë, do të kisha ndjekur thirrjen e zemrës dhe do të shkoja atje, ku do të ndjehesha më mirë dhe ku do të isha më i lumtur”, tha asi brazilian.

Sfidanti.al