Legia Varshavë, koreografi shokuese: SS nazist me një pistolete mbi një fëmijë

Tifozët e Legia Varshavë përfituan nga sfida e raundit të tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve kundër Astanës për të krijuar një koreaografi që të lë pa fjalë dhe jo sepse ishte argëtuese. Në shkallët e stadiumit u shfaqën më mijëra flamuj të kuq e të bardhë ngjyrat e Polonisë, viti 1944 dhe një banderolë ku ishte imazhi i një SS nazist që kishte vendosur pistoletën te koka e një fëmije, një imazh që u shoqërua me shënimin: Gjatë revoltës së Varshavës, gjermanët vranë 160 mijë persona dhe mijëra prej tyre ishin fëmijë’. Një mënyrë shokuese kjo për të kujtuar pushtimin e kryeqytetit polak nga nazistët në 1 gusht të vitit 1944 dhe që kulmoi me raprezaljet gjermane në 2 tetor.

sfidanti.al