Misteri i Dushan Vlahoviçit, shënon për Serbinë, por jo për Juventusin!

Me fanelën bardhezi e ka shumë të vështirë dhe tepër rrallë shënon, ndërsa me kombëtaren e ka më të lehtë. Dushan Vlahoviç realizoi dy herë për Serbinë në fitoren 2-0 në Podgoricë për eliminatoret e Kampionatit Europian. Me Juventusin, nga tetori deri tani ka vetëm 1 gol në fushën e Salernitanës, në Kupën e Italisë diçka më shumë, por shifra që nuk janë të krahasueshme me atë që sulmuesi bën me fanelën e kombit të tij.

Sfidanti.al