Se cili do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit të rregullt në NBA, kjo ende nuk dihet, ndërsa dy konkurrentët kryesorë janë Zhoel Embijd dhe Nikola Jokiç. U prit dueli mes tyre në mbrëmjen e fundit në basketbollin amerikan, por kjo nuk ndodhi sepse ylli i Filadelfias mungoi për shkak dëmtimi. Denveri fitoi 116-111, në një ndeshje jo edhe aq të lehtë sidomos sepse lëshoi shumë në pjesën e fundit. Jokiç pati tripëll dabëll në fitore me 25 pikë, 17 topa në tabela dhe 12 asistë, ndërsa vlerësoi Embijdin si një “forcë e madhe e NBA-së, në mbrojtje dhe në sulm”. Trajneri i Filadelfias, Dok Rivers, deklaroi se nuk dihet se kur Embijdi mund të kthehet pasi dëmtimi që ai ka do kohë që të shërohet.
Sfidanti.al