Dëshira e lojtarit është shpesh ajo që vendos, dhe një futbollist i tillë do të duhej të bënte një sakrificë nëse do të donte të largohej. Nikolo Zaniolo është roman dhe ka një detyrim ndaj tifozëve për të mbajtur fanelën e Romës për gjithë jetën, ashtu siç bënë Françesko Toti e Daniele De Rosi. Gjithsesi, duket se 22-vjeçari nuk është një Toti dhe prandaj Milani ka nisur manovrat për ta marrë. Oferta e parë zakonisht është një “finte”, dhe ja ku erdhi me 25 milionë euro në “dorë” dhe kartonin e Selemekersit. Ky i fundit mund të vlejë 20-25 milionë euro si karton dhe Murinjo e hodhi poshtë. Fillimi pra është me rreth 50 milionë euro për kartonin e Zaniolos, ndërsa Roma do të donte mbi 60 apo edhe 70 milionë euro.
Sfidanti.al