Një legjendë e Çelsit e spikati dhe i dha kontratën e parë si profesionist. Frenk Lampard, më pas, i dha edhe debutimin në Premier Ligë, Armando Brojës, duke e hedhur në fushë në fitoren e Bluve të Londrës në “Stemford Brixh” 4-0 ndaj Evertonit në 2019-2020. Më pas “Lampsi” u shkarkua e në vend të tij erdhi Tomas Tuhel, ndërsa sulmuesi shqiptar u dërgua për eksperiencë në elitën holandeze tek Viteshe e Arnhemit në 2020-2021. Tashmë, ai është bërë “burrë”, një lojtar i njohur i Premier Ligës, dhe Lampardi nuk e ka harruar. Ish-trajneri dëshiron ta marrë pikërisht tek Evertoni, ekipi ndaj të cilit Broja bëri debutimin në Angli. Për një lojtar është shumë i rëndësishëm besimi i trajnerit dhe fakti se trajneri e njeh mirë. Lampardi e njeh Brojën 20-vjeçar dhe e vlerëson, ndryshe nuk do ta kishte kërkuar. Me gjasë, mund ta bindë Çelsin përderisa ka qenë një legjendë në “Stemford Brixh”.
Sfidanti.al