Ka qenë “krahu” dhe “dora e djathtë” e pronarit të Bluve të Londrës, njeriu tepër i vlerësuar në Angli për veprimet e shkëlqyera në tregun e transferimeve, edhe pse ka pasur ndonjë dështim si Shevçenko apo Lukaku (deri tani). Marina Granovskaja ka qenë dhe mbetet drejtoresha e madhe e Çelsit, që ka biseduar për blerjet dhe shitjet, që ka bindur rivalët dhe futbollistët, dhe që ka dalë në foto me rastin e kontratës së Armando Brojës. Tashmë, “Zonja e Hekurt” do të largohet dhe klubi anglez mendon për Andrea Bertën, drejtorin e futbollit tek Atletko e Madridit. Pasi Roman Abramoviç i shiti aksionet tek amerikani Tod Boehli, duket se nuk ka kuptim që Granovskaja të vazhdojë, edhe pse ka qenë shumë e suksesshme, ndonëse nuk dihet nëse vendimi është vetëm i saji, i klubit, apo i përbashkët.
Sfidanti.al