Për Mateusin, Mane nuk mjafton për Bajernin, duhet edhe një qendërsulmues

Levandovski vështirë se do të qendrojë, pavarësisht se çfarë dëshire do të kenë drejtuesit në Mynih. Legjenda polake e ka bërë zgjedhjen e tij që të mos luajë më tej për Bajernin, ndërsa Lotar Mateus mendon se Sadio Mane nuk është zëvendësuesi i duhur për Levën. “Nuk ekziston asnjë zëvendësues për Levandovskin në botë, – thotë ai, – nuk ka lojtar që shënon mbi 40 gola në sezon, dhe ai do të vazhdonte ta bënte edhe për 2 apo 3 vjet. Për më tepër, Mane nuk është zëvendësues i Levës, unë nuk e shoh si qendërsulmues, por si sulmues krahu. Mane, gjithsesi, do të ishte një blerje e shkëlqyer, por nuk do të mjaftonte. Do të duhej edhe një qendërsulmues, ndoshta Sasha Kalajxhiç, i cili nuk do të shënonte 40 gola në sezon, por gjithsesi mund të shënonte 25”.

Sfidanti.al