Cila është ëndrra e PSG-së? Të “heqë qafe” Nejmarin e të marrë Danzhumën!

Së pari realizoi gjënë më të vështirë, mbi të cilën mund të ngrihet një projekt i madh sportiv. Paris SG e mbajti Kilian Mbapenë dhe shpreson që Lionel Mesi të jetë vetvetja sezonin e ardhshëm, ndërsa planet e kampionëve të Francës janë edhe për lëvizje të tjera. Së pari, presidenti Al Helaifi shpreson të transferojë Nejmarin, dhe të marrë sulmuesin e Vijarrealit, Arno Danzhuma. Holandezi është dëshirë e shumë klubeve dhe e shumë trajnerëve ndaj edhe PSG duhet të nxitojë, por nuk dihet nëse mund ta “heqë qafe” Nejmarin. Sulmuesi brazilian ka rrogë 30 milionë euro në sezon, dhe për të u shpenzuan 222 milionë euro kur u mor nga Barcelona. Kush do të jenë ata të çmendur që do të pranojnë të paguajnë shumë për një lojtar që dëmtohet shpesh dhe që nuk të jep besimin e dikurshëm.

Sfidanti.al